Covid-19:détection des anticorps, disponibilité et fiabilité des ...

Njerëzit të cilët zhvillojnë antitrupa pasi infektohen me koronavirus mund të mos i mbajnë ato më shumë se disa muaj, veçanërisht nëse ata nuk shfaqin simptoma fillimisht, tregon një studim kinez.

Studimet e mëparshme kishin zbuluar se shumica e njerëzve që u infektuan zhvilluan antitrupa. Departamentet e shëndetit në të gjithë botën kryejne teste të antitrupave, si një mënyrë për të provuar se një person tashmë e ka pasur koronavirusin.

Shkencëtarët në rrethin Wanzhou të Kinës studiuan 37 njerëz të cilët u infektuan nga koronavirusi dhe shfaqën simptoma dhe 37 njerëz që u infektuan dhe nuk treguan simptoma, sipas studimit të publikuar në revistën në internet Nature Medicine.

Tetë javë pas shërimit, nivelet e antitrupave pesuan nje ulje në nivele të pazbulueshme në 40% të njerëzve asimptomatikë dhe 13% të njerëzve simptomatikë,sipas Nature Medicine.

Studiuesit vunë në dukje se vetëm një grup i vogël njerëzish u studiuan dhe se trupi i njeriut gjithashtu mund të përdorë qelizat T për të luftuar virusin dhe qelizat B për të prodhuar antitrupa të reja, raportoi Business Insider. As qelizat T dhe as qelizat B nuk u matën në studimin e ri.

Business Insider raportoi që studiuesit testuan për dy lloje të antitrupave: imunoglobulinën G (IgG) dhe imunoglobulinën M (IgM). IgG zakonisht zhvillohet për një periudhë më të gjatë kohore, qe do të thotë se është një tregues më i mirë i imunitetit afatgjatë, sipas Business Insider.

Ulja e antitrupave të zbulueshëm ishte e mprehtë pas 8 javësh, me një rënie mesatare prej 71% për nivelet e IgG në grupin asimptomatik dhe një rënie mesatare prej 76% në grupin simptomatik, sipas studimit.

Gjetjet vënë në dyshim idenë e “pasaportave të imunitetit”, të cilat disa vende dëshirojnë t’u lëshojnë njerëzve që rezultojnë pozitivisht për antitrupa. Këta persona do të lejoheshin të ktheheshin në punë dhe të udhëtonin sepse supozohet te jenë imune ndaj virusit.

FDA approved antibody test could test 2,000 New Yorkers per day ...

“Së bashku, këto të dhëna mund të tregojnë rreziqet e përdorimit të ‘pasaportave të imunitetit’ të COVID-19 dhe të mbështesin zgjatjen e ndërhyrjeve të shëndetit publik, duke përfshirë distancimin shoqëror, higjenën, izolimin e grupeve me rrezikshmëri të lartë dhe testimin e përhapur”, kanë shkruar autorët.

Burimi: Medscape.com

2020 © Copyright - FitHelath.al - design by eraldm.com

Tel/Mob:    00355 42222572 / 0674137773