Diarrhoea

Diarrea akute percaktohet si fillim i menjehershem i 3 ose me shume feceve te ujshme ne dite qe zgjat jo me shume se 14 dite. Gastroenteriti akut, megjithese konsiderohet nje semundje beninje, mbetet nje shkak madhor i semundshmerise dhe vdekshmerise te femijet ne te gjithe boten. Shkalla e rendeses se semundjes varet nga sasia e lengjeve te humbura, keshtu qe percaktimi i sakte i gjendjes se dehidrimit mbetet nje hap kyc ne parandalimin e vdekshmerise.

Ne vendet e zhvilluara femijet bejne mesatarisht 1-3 episode diarreje cdo vit, ndersa ne vendet ne zhvillim 6-8 episode diarreje cdo vit. Megjithese prevalenca e gastroenteriteve te femijet ka ndryshuar pak gjate 4 dekadave te fundit, vdekshmeria ka rene ndjeshem. Nje nga arsyet me te rendesishme per kete renie eshte suporti internacional ne rritje per perdorimin e solucioneve rehidruese orale (ORS) si trajtimi i zgjedhur per diarrene akute.

Ruajtja e balances se lengjeve varet nga sekretimi dhe riabsorbimi i ujit dhe elektroliteve ne traktin intestinal; diarrea ndodh kur dalja e ujit ne zorre e tejkalon kapaciteti perthithes te traktit gastro-intestinal. Jane pergjegjes 2 mekanizma per gastroenteritin akut:

  1. Demtimi i siperfaqes viloze te intestinit, duke shkaktuar malabsorbimin e permbajtjes se zorres, sjell si pasoje diarrene osmotike.
  2. Clirimi i toksinave qe lidhen me receptoret specifike te enterociteve duke cliruar jonet e klorit ne lumenin intestinal dhe si pasoje shkaktohet diarrhea sekretore.

Edhe ne diarrete me te renda, disa mekanizma transporti te lidhura me kanalet e Natriumit mbeten te paprekura, duke lejuar riabsorbimin e ujit dhe kripes. Duke qene te pajisur me nje raport 1:1 te natriumit dhe glukozes, solucionet rehidruese orale klasik (ORS), shfrytezojne nje transportues natrium-glukoze specifik per te rritur riabsorbimin e Na, qe con ne riabsorbimin pasiv te ujit.

Etapat e dignostikimit

Historia dhe egzaminimi fizik sherbejne per 2 funksione:

  1. Per te diferencuar shkaktarin e diarrese.
  2. Per te vleresuar shkallen e dehidrimit

Diarrea

Vleresojme zgjatjen e diarrese, frekuencen dhe sasine e jashteqitjeve, Kohen nga episodi i fundit i diarrese, cilesine e feces.Diarrea e ujeshme e shpeshte shkon me shume per gastroenteri viral, ndersa diarrhea me gjak dhe mukus eshte treguese e nje shkaktari bacterial. Diarrea qe zgjat >14 dite tregon me shume per infeksion nga parazitet ose shkaqe jo-infeksioze te diarrese.

Shkaktaret

Identifikimi i shkaktarit etiologjik pergjegjes per gastroenteritin akut rralle ndikon ne menyren e trajtimit.Sidoqofte diferencimi ndermjet diarrese virale, bakteriale, parazitare dhe jo-infeksioze eshte i dobishem.

Viruset mbeten shkaktari me i shpeshte i gastroenteriteve akute te femijet si ne vendet e zhvilluara dhe ato ne zhvillim. Rotavirus eshte shkaktari me i rendesishem i diarrese ne femijet  < 5 vjec ne te gjithe boten. Infeksionet nga rotavirus kane karakter zonal, me incidence te rritur ne dimer dhe te ulur ne vere. Ne vendet qe e kane rutine vaksinimin nga rotavirus eshte ulur ndjeshem diarrhea nga rotavirus, dhe kane dale ne pah viruse te tjere shkaktare te diarrese si noroviruset, caliciviruset, astroviruset, adenoviruset enterike. Gastroenteritet virale paraqiten me rritje te lehte te temperatures, te vjella, diarre e bollshme e ujshme (10-20 jashteqitje ne dite), me simptoma qe zgjasin 3-8 dite.

Ne vendet e zhvilluara bakteret jane shkaktar i nje perqindje te vogel te gastroenteriteve te femijet. Patogjenet kryesor janeCampylobacter, Salmonella, Shigella dhe Escherichia coli Enterohemoragjike (EHEC). Gastroenteritet bakteriale shoqerohen me shpesh me temperature te larte, me ethe, fece me gjak (dizanteri), krampe abdominale dhe leukocite ne fece. Ne vendet ne zhvillim Ecoli Enterotoksikogene (ETEC) eshte shkaktari me i rendesishem bacterial i gastroenteriteve te femijet, por nuk shkakton dizanteri.

C difficileeshte nje shkaktar i rendesishem i diarreve nga perdorimi i antibiotikeve. Cdo antibiotic mund te shkaktoje infeksion nga C difficile por penicilinat, cefalosporinat dhe klindamicina kane me shume gjasa.

Parazitet jane nje tjeter shkaktar i gastroenteriteve te femijet, shkaktari kryesor jane Giardia dhe Cryptosporidium. Ata karakterizohen nga diarre e ujshme  por diferencohen nga gastroenteritet virale nga klinike e zgjatur dhe histori udhetimi ne vendet endemike.

Vleresimi i shkalles se dehidrimit

Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH) rekomandon nje skeme te thjeshte dehidrimi per mjeket dhe punonjesit e shendetesise.

Dehidrim i rende Dy nga shenjat e meposhtme
I pergjumur ose pandergjegje
Sy te thelluar
I pamundur te pije ose pi pak
Pala e lekures kthehet shume ngadale  
Dehidrim i mesem Dy nga shenjat e meposhtme:
I grindur, i irrituar
Sy te thelluar
I etur, pi me vrull
Pala e lekures kthehet ngadale  
Pa dehidrim Shenja te pamjaftueshme per tu klasifikuar ne nje nga kategorite e mesiperme

2020 © Copyright - FitHelath.al - design by eraldm.com

Tel/Mob:    00355 42222572 / 0674137773