Gjuri eshte artikulacioni i dyti me i madhe i anesive inferiore. Ai eshte i perbere nga tre kocka : tibia,femuri dhe patella. Keto tre kocka lidhen me njera-tjetren per te krijuar artikulacionin qe ju lejon te levizni lirishem kemben tuaj te poshtme. Pervec kesaj,nje cope kartilagu ne formen e gjysem henes,i quajtur menisk,eshte i vendosur ne mes te artikulacionit dhe e gjithe struktura eshte e rrethuar nga nje kapsule qe permbane leng synovial,e cila ndihmon qe artikulacioni te levize pa problem.
Kater ligamente te vecanta lidhin kockat se bashku per te lejuar levizjen. Dy ligamenet jane te pozicionuara ne pjesen e jashtme te quajtura ligamentet kolaterale dhe perkatesisht mediale dhe lateral. Dy te tjerat jane te kryqezuara ne brendesi te artikulacionit,perkatesisht ligamenti kruciat anterior (ACL) dhe posterior (PCL). Dhimbja mund te ndodhe ne rast se ndonjeri prej ketyre strukturave, pesojne ndonje traum ose demtim. Dhimbja mund te shoqerohet me ngurtesim si dhe veshtiresi ne mbylljen(fleksion) dhe hapjen(ekstension) e gjurit.
Tendini patellar eshte nje ligament qe lidh patelen me tibien dhe mund te inflamohet ose te behet shume i dhimbshem tek ata qe per shembull bejne shume kercime per se larti.

Knee (Human Anatomy): Function, Parts, Conditions, Treatments

Grupet e muskujve rreth gjurit perfshijne muskujt hamstring qe bejne te mundur perthyerjen e gjurit (fleksionin) dhe muskuli kuadriceps qe ben te mundur shtrirjen e tij (ekstensionin).Te dy grupet e muskujve ndihmojne ne qendrueshmerin e gjurit. Cdo muskul eshte i lidhur me nje kocke me ane te tendinit. Tkurrja e muskujve shkakton levizjen e artikulacionit. Muskujt dhe tendinat behen te dhimbshme nga enjtja,rupturat ose ndryshimet degjenerative.
Dhe ne fund,gjuri permban qese te mbushura me lengun synovial qe quhen bursa,te cilat shtrihen midis kockave dhe tendinave per te ulur forcen e ferkimit midis njera-tjetres.  Keto bursa gjithashtu mund te inflamohen dhe te behen shume te dhimbshme. Ndodh tek personat qe qendrojne ne gjunje,per shembull ata qe punojne ne dysheme ose bejne kopshtari.

Shkaktari numer nje i dhimbjes se gjurit eshte artriti,ne vecanti osteoartriti. Meqense ky artikulacion eshte shume i perdorur,kartilagu mund te dobesohet me kalimin e kohes,vecanerisht tek personat e moshes se trete dhe tek ata qe jane mbipeshe. Disa shkaqe te tjera te dhimbjes se gjurit jane traumat direkte,ne vecanti tek personat qe merren me atletik. Ligamentet jane me te rrezikuara nga futbollistet dhe sportet e tjera ku kembet jane ne levizje. Pervec kesaj,ndalimi dhe nderrimi I pozicionit shume shpejt kur je duke vrapuar demton ligamentet dhe e ve gjurin ne tension. Nje shkak i madhe i demtimit te ACL eshte edhe te besh ski. Edhe ata qe kane bere aksidente automobilistike dhe jane rrezuar referojne dhimbje te gjurit.

Osteoarthritis of the knee
What Is Knee Osteoarthritis?

Lloji i dhimbjes?

Zakonisht dhimbja e gjurit mund te perfshije pjesen e siperme te kofshes ose pjesen e poshtme te kembes. Ne varesi te asaj qe eshte demtuar,dhimbja mund te ndodhe gjate levizjes,ne mbajtjen e peshave ose edhe ne pushim. Disa lloje dhimbjesh do te paraqesin mosfunksionim te gjurit. Demtimet e ligamenteve mund te shkaktoje rreshqitje te tibies nga femuri,duke e bere gjurin te ndjehet sikur po ndahet ne mes. Do te ndihet shume e lirshme dhe nuk do te keni kontroll te plot te kembes. Me problemet e meniskut,mund te mos pesoni rreshqitje por eshte e mundur te ndjehet nje bllokim. Gjate kercimit jane te zakonshme edhe demtimet e kartilagut,dhe ju mund te ndjeni nje ndjesi te lehte ne gju kur e levizni. Shumica e pacienteve kane tendence te humbasin levizshmerin artikulare dhe perjetojne dhimbje kur duan ta shtrijne (ekstension) ose perkulin (fleksion) kemben,pavaresisht nga pesha.

https://mk0completepainnrlau.kinstacdn.com/wp-content/uploads/2015/11/Painfiul-knee.jpg
Joint pain: natural relief and support for painful joints

Trajtimi

Shumica e demtimeve te gjurit do te permiresohen me trajtimin konservator,i cili eshte pushimi,vendosja e akullit,kompresimi ,ngritja dhe fizioterapia.Ilacet anti-inflamatore rekomandohen ne etapat e para te fillimit te dhimbjes,si ibuprofeni i cili ndihmon ne zvogelimin  e enjtjes dhe te dhimbjes. Fizioterapia luan nje rol te madh ne rehabilitimin e gjurit dhe ne rikthimin e aktivitetit te perditshem, mund te rekomandohen gjunjezat per te sherbyer si mbeshtetese per tendinat dhe ligamentet ose kinesotape,dhe si rrjedhoje te ule dhimbjen.Trajtimi fizioterapeutik konsiston ne elektroterapi,modalitete si shockwave,mobilizim te artikulacionit dhe ushtrime per fortesimin e muskujve.

Knee Pain Treatment | Border Therapy Services

2020 © Copyright - FitHelath.al - design by eraldm.com

Tel/Mob:    00355 42222572 / 0674137773