Intoleranca ushqimore – kur ushqimi bëhet armik

Intoleranca ushqimore – kur ushqimi bëhet armik
27 Dec 2023

Intoleranca ushqimore është një reagim kronik ndaj substancave të konsumuara shpesh.

Ato shpesh manifestohen me simptoma dhe sëmundje që prekin çdo sistem; shqetësimi që shkaktojnë mund të mos jetë i menjëhershëm pas marrjes, por mund të shfaqet edhe 72 orë më vonë.

Një ose më shumë simptoma mund të jenë të pranishme: gastrit, gastroenterit, fryrje, të vjella, diarre, dhimbje barku, sinusit, astmë bronkiale, rinit, konjuktivit, otitis media seroz, kruajtje, dermatit, urtikarie, artralgji, proktit.

Si të kuptoni intolerancën ushqimore?

Për të diagnostikuar raportet negative mbi ushqimet ekzistojnë metodologji të ndryshme; thjesht bëni një kërkim në Google dhe do të gjeni mijëra sajte që ofrojnë teste të të gjitha llojeve.

Shumica e këtyre testeve japin rezultate mjaft të diskutueshme dhe jo të besueshme; reaksionet shpesh manifestohen me modifikime qelizore që përfshijnë sistemin imunitar, por pa prodhimin e antitrupave përkatës. Mos u mashtroni nga faqet e ndryshme që improvizojnë teste me cilësi të dobët dhe të lira.

Për të pasur shkallën më të mirë të besueshmërisë, rekomandohet kryerja e analizave të bazuara në analizën e gjakut.

Çfarë është testi citotoksik?

Testi në fjalë është një hetim in vitro i cili kryhet duke vendosur serumin dhe leukocitet e pacientit në kontakt me ekstraktet e ushqimit të purifikuara.

Fillimisht, nga pacienti merret mostra e gjakut, pas së cilës përdoren lama laboratorike të trajtuara sipas procedurave të veçanta të standardizuara, mbi të cilat vendosen sasi të caktuara të alergjenëve.

Në këtë pikë, vëzhgimi nën mikroskop është thelbësor për të verifikuar çdo ndryshim citoplazmik që prek granulocitet neutrofile; rezultatet përfundimtare klasifikohen sipas një shkalle që varion nga shkalla 1 deri në 4 në varësi të ashpërsisë së reaksionit.

Cilat ushqime testohen?

Intoleranca ushqimore zhvillohet ndaj ushqimeve të ngrëna në mënyrë frekuent: grurit, qumështit, vezëve, ullinjve etj… prandaj hetimi fillestar fillon me një panel prej 51 familjesh ushqimore, që është një gamë krejtësisht e plote dhe shteruese.

Ku kryhet testi?

Marrja e mostrave kryhet në klinikën FitHealth nga profesionistë të kualifikuar dhe të autorizuar; testet e kryera në laborator janë të certifikuar.

Testi, do të pasohet nga një vizitë e plotë mjekesore, për të analizuar dhe shpjeguar rezultatin dhe për të rënë dakord për një plan veprimi.

Intolerancat ushqimore nuk janë të përjetshme. Normalisht, pas një periudhe abstinence, ushqimet që rezultuan pozitivë mund të rifuten në dietë, por në sasi të tilla që të shmangin marrjen e përditshme që mund të lehtësojë një akumulim të ri të toksinave në trup.

Leave a comment

X