BREATH TEST PËR H.PYLORI ËSHTË NJË TEST I THJESHTË, JO-INVAZIV DHE ME SAKTËSI TË LARTË DIAGNOSTIKE.
Urea Breath test ose Breath test për H.Pylori :
✔ Ky test që është më sensitivi dhe më specifik për të treguar praninë e H.pylorit në stomak. Testi konsiston në marrjen e kapsulës ose lëngut që është e përzier me ure ose karbon të ngjyrosur jo-radioaktiv C13 jo të dëmshëm për organizmin. Nëse ka prezencë të H.pylorit në stomak karboni joradioaktiv do zbërthehet nga ureaza e bakterit duke liruar CO2. Karboni i ngjyrosur lirohet përmes frymënxjerrjes në një aparat të posaçëm që mat sasinë e karbonit të ngjyrosur dhe në varësi të nivelit të saj vlerësohet prezenca e bakterit.
Breath test Gluten:
✔ Breath test është një test i dobishëm për diagnostikimin e malabsorbimit ose keqpërthithjes së glutenit, jo vetëm në pacientët celiakë, por dhe ata që kanë ndjeshmëri ndaj glutenit jo-të lidhur me celiakinë. Në pacientët celiakë vërehet keqpërthithje e sorbitolit, prandaj ky lloj testi i frymëmarrjes është i dobishëm për identifikimin e subjekteve me sëmundje celiake të patrajtuar, ose si një metodë për të identifikuar ato subjekte që do t’i nënshtrohen testeve të mëtejshme (të tilla si biopsia e zorrëve, aktualisht standardi i artë për diagnostikimin e sëmundjes celiake).
Breath test Laktozë :
✔ Breath test është një metodë e cila përdoret për të diagnostifikuar keqpërthithjen e laktozës në organizëm. Keqpërthithja e laktozës vjen si pasojë e mungesës së laktazës në trup, një enzimë e prodhuar normalisht nga zorra e hollë që është e nevojshme për tretjen e laktozës (sheqerit që gjendet në qumësht). Keqpërthithja e laktozws shoqërohet me fryrje, gazra, ose diarre cdo herë që konsumohen produkte të qumështit.
Breath test Glukoze për përcaktimin e rritjes së baktereve në zorrën e hollë.
✔ Small intestinal bacterial overgrowth (SIBO) përkufizohet si shtim i baktereve në zorrën e hollë. Ndryshe nga zorra e trashë, e cila është e pasur me florë bakteriale, zorra e hollë ka më pak se 10,000 organzima/ml. SIBO mendohet të jetë shkaku i diarresë kronike dhe malabsorbimit. Pacientët me SIBO shfaqin humbje të padëshiruar në peshë, deficite nutricionale, osteoporozë. Breath testing është tanimë metoda predominuese për vlerësimin e pacientëve me SIBO, kjo për shkak të thjeshtësisë së testit, sigurisë dhe faktit që nuk është metodë invasive.