Sindroma e dhimbjes miofaciale eshte dhimbje kronike qe vjen si pasoje e levizjeve perseritese te nje muskuli ne vecanti. Eshte nje dhimbje e thelle dhe muskulare qe nuk iken ne momente qetesie dhe zakonisht perkeqesohet me kalimin e kohes. Shenja kryesore e kesaj gjendjeje jane pikat e shkaktimit (trigger point),te cilat jane disa nyje te forta te indeve te buta te vendosura thelle brenda muskujve.Mund te vihen re si gunga te vogla  ne pjese te ndryshme te trupit por kryesisht ne shpine.

Gjithashtu keto pika jane te dhimbshme dhe demtohen kur ushtron presion mbi  to dhe nuk reagojne si zonat e tjera kur ushtron presion . Shume paciente raportojne  se ndjejne dhimbje larg pikave trigger kur ato manipulohen ose aktivizohen .Kjo njihet si dhimbje e referuar,dhe eshte kryesore ne diferencimin midis dhimbjes miofaciale dhe mialgjise kronike. Pikat trigger dhe dhimbja e referuar jane shenja qe cojne ne diagnostikimin e kesaj gjendjeje te rralle dhe prania e receptoreve te dhimbjes shpesh tregon per nje problem me te nderlikuar sesa mialgjia e thjeshte.

Zakonisht dhimbja e sindromes miofaciale eshte ne muskul dhe e thelle.Eshte e njejta ndjesi me ate te terheqies muskulare ose kontraktures por kjo dhimbje eshte me intense dhe nuk largohet.Dhimbja miofaciale do te thote qe nervat lidhes ne fibrat e muskujve po nxisin sinjalet e dhimbjes. Kjo eshte arsyeja qe pacientet kane dhimbje ne zonat e ndryshme kur nje pike trigger eshte aktivizuar. Per kete arsye,ata te cilet kane kete lloj dhimbjeje,e ndjejne ate edhe ne muskuj por mund ta ndiejne ate deri ne artikulacionet perreth zones se prekur ose ne muskujt afer.

Kush eshte i predispozuar me shume???

Te gjithe mund te kene sindromen e dhimbjes miofaciale, vecanerisht nese keni nje pune qe kerkon levizje qe perseriten. Per shembull, nje hidraulik mund te referoje per nje dhimbje miofaciale ne muskulin biceps brachi nga perdorimi konstant I krahut kur riparon problemin.E ngjashme eshte edhe pozicioni I detyruar dhe jo I pershtatshem perpara kompjuterit me ore te zgjatura, e cila zhvillon dhimbje ne nje numer te madhe muskujsh.

Pervec kesaj, demtimi i nje muskuli nga nje problem i meparshem mund te zhvilloje dhimbje miofaciale. Per shembull, rupturat parciale muskulare mund te sherohen me kalimin e kohes,por ato gjithashtu mund te zhvillojne pikat trigger dhe te shkaktojne dhimbje kronike te muskujve.Nje tjeter shkaktar I kesaj gjendjeje eshte stresi dhe ankthi. Muskuj te caktuar aktivizohen gjate stresit kronik dhe kjo mund te shkaktoje mbingarkese qe con ne kaq shume raste te sindromes se dhimbjes miofaciale.

Remote Working Jobs Ireland - Jobs.ie

Trajtimi

Meqenese kjo nuk eshte nje gjendje e zakonshme,ju duhet te referoheni te mjeku per menaxhimin e dhimbjes dhe pasi ka bere vleresimin e plote,duke ekzaminuar prezencen e pikave trigger ,hartohet  edhe trajtimi.
Menyra me zakonshme per te filluar trajtimin e sindromes se dhimbjes miofaciale eshte ai fizioterapeutik.Fizioterapisti harton nje plan per te ndihmuar pacientin ne lehtesimin e dhimbjes bazuar ne shenjat dhe simptomat e tij.Ajo konsiston ne zgjatjen(stretching) e muskujve, edukimi postural vecanerisht per qafen,terapi manuale ,ku fizioterapisti ushtron presion ne pikat trigger per te ulur tensionin muskular. Mund te rekomandohen edhe medikamentet anti-inflamatore josteroid per te kontrolluar dhimbjen e muskujve.Per dhimbjen me te vazhdueshme keshillohet trajtimi me modalitetet Tecar dhe Shockwave per te luftuar dhimbjen kronike.

2020 © Copyright - FitHelath.al - design by eraldm.com

Tel/Mob:    00355 42222572 / 0674137773