Një seancë e hidrokolonterapisë zgjat 40-45 minuta.
Hidrokolonterapia eliminon mbetjet e depozituara në muret e zorrës si: qelizat e vdekura epiteliale, materiale fekale, mbetje që irritojnë zorrën, toksina, parazitë dhe substanca të dëmshme për organizmin.
Eliminohen ndër të tjera dhe gazrat prezente në brendësi. Zorra e pastruar rigjen funksionimin optimal, duke favorizuar imunitetin natyral dhe duke riekuilibruar procesin e asimilimit dhe eliminimin e substancave, duke rregulluar harmoninë e brendshme dhe për pasojë përmirësohet shëndeti i përgjithshëm i individit.