Stresi Oksidativ

Stresi oksidativ është një formë stresi kimik që i detyrohet një çekuilibri midis radikaleve të lira dhe antioksidantëve në organizëm.

Radikalet e lira janë molekula me elektrone të paçiftuara, çka i lejon këto të fundit të reagojnë lehtësisht me molekulat e tjera duke rezultuar në reaksione kimike oksidative.

NJË RRITJE E RADIKALEVE TË LIRA VEÇ NXITJES SË SHFAQJES SË SHUMË SËMUNDJEVE, NXIT PLAKJEN E PARAKOHËSHME TË ORGANIZMIT.

Oksidimi është një proçes normal dhe i nevojshëm për organizmin. Stresi oksidativ në anën tjetër, mund të favorizojë shfaqjen ose përshpejtimin e progresit të shumë sëmundjeve si: hipertensioni arterial, ateroskleroza, infarkti, ishemia cerebrale, sëmundja e Parkinsonit, Alzhaimerit, Koliti ulceroz, obeziteti, diabeti mellitus, artriti reumatoid apo dhe disa lloje te tumoreve.

X