Mineralograma
Mineralograma eshte test i cili mat sasine e metaleve te renda dhe mineraleve esenciale… Mineralet dhe vitaminat jane faktoret kryesore qe ndikojne cdo reaksion ne organizem! Ato influencojne imunitetin, funksionin e organeve dhe te cdo qelize ne trupin tone, prandaj eshte e nevojshme te kemi nje balance te tyre ne trup!
Ne kryejme matjen e metaleve te renda, mineraleve esenciale dhe raportet mes tyre permes flokut si materiali me i sigurt dhe rezistent i cili siguron rezultate te besueshme mbi akumulimet ne nivel indor.
Ky ekzaminim është i rëndësishëm për të zbuluar metalet toksike që pengojnë funksionimin normal të trurit, si dhe për të zbuluar nivelet e mineraleve esenciale për një shëndet të mirë.
Rezultatet tregojnë nivelet e 39 elementeve toksike dhe esenciale, 5 raporte elementesh dhe interpretimin e rezultateve. Këshillohet si ekzaminim për problemet e mëposhtme:
– Deficit i vëmendjes
– Hiperaktivitet
– Alzheimer
– Anemi
– Çrregullimet e ankthit
– Lodhje kronike
– Depresioni
– Probleme me tretjen
– Alergjitë ushqimore
– Probleme motorike (të lëvizjes)
– Çrregullime obsesivo-komplusive
– Psikoza
– Probleme dermatologjike
– Çrregullime të gjumit
– Sindroma Tourette