PACIENTI PRET RRETH 30 MINUTA PAS CDO ADMINISTRIMI NË MËNYRË QË TË SHIHEN REAKSIONET EVENTUALE NGA TERAPIA.
Si administrohet E.P.D?
✔ E.P.D: administrohet nëpërmjet një injeksioni intradermik në 1/3 e poshtme të parakrahut. Sasia e vaksinës së injektuar ka përmasën e një pike shiu. Injeksioni provokon një bulzë të vogël dhe një ndjesi të lehtë djegieje që largohen pas disa minutave.
Cilët alergenë miksohen?
✔ Ekzistojnë përzierje të ndryshme alergenësh, ndërmjet të cilëve ushqimet më të zakonshme, alergenët e transportuar nga ajri, disa agjentë kimikë dhe substanca të ndryshme. Çdo pacienti i administrohet përzierja e alergenëve që i përshtatet më shumë.
A është e sigurt E.P.D?
✔ Sasia e alergenëve që administrohet në çdo dozë të E.P.D-së nuk është asnjëherë më e madhe se doza që administrohet zakonisht në një prick test (provat kutane alergjike). Për këtë arsye, E.P.D është një trajtim shumë më i sigurt se terapitë konvencionale të desensibilizimit.
A është efikase E.P.D?
✔ Studimet tregojnë se E.P.D është efikase në më shumë se 80% të pacientëve. E.P.D mund të jetë efikase në ata pacientë që paraqiten me shumëllojshmëri simptomash dhe/ose patologjish.
Sa injeksione janë të nevojshme?
✔ Në rastin e alergjive të thjeshta, si psh. nga pluhuri i shtëpisë pas 2-3 injeksioneve të para shihen përmirësimet. Situatat më të komplikuara kërkojnë 4 ose më shumë injeksione para se të vërehet një përmirësim sinjifikant.