Çfarë duhet të hamë para marrjes së ilaçeve?

Çfarë duhet të hamë para marrjes së ilaçeve?
14 Apr 2026

Nëse ju kanë thënë që ti merrnit ilacet me ushqimin, mund të jeni në dilemë çfare mund të konsumoni. A llogariten 2 crackers? A duhet të ha një vakt të plotë? Përgjigjet mund të ndryshojnë në varësi të ilaçeve që merrni.
Sa ushqim është mjaftueshëm?

Shumicën e herëve nuk ju duhet nje vakt i plotë. Një gotë qumesht ose një copë tost mund të jetë mjaftueshëm. Por, arsyeja qe ju duhet ushqim per të marrë ilaçet mund të diktojë dhe llojin e ushqimit që përshtatet me tepër.

FDA rekomandon marrjen e një pilule brenda 30 minutash nga ngrenia e një vakti të plotë.

Cilat ushqime duhen patur kujdes?

Disa ushqime ose pije mund të interferojnë me barnat:

Lëngu i portokallit të kuq: disa barna ndërveprojnë me portokallin e kuq. Kjo lidhet me mënyrën se si ushqimi përpunohet në trup, duke rritur mundësinë e efekteve anësore të barnave si psh Statina.

Bulmet: disa barna si psh antibiotiku Doxicikline, nuk mund të merren me produkte bulmeti, sepse ato lidhen me ilaçin duke e penguar trupin ta përthithë atë, që do të thotë ne nuk marrim efektin e ilaçit.

Perimet jeshile: disa perime jeshile si pershembull spinaqi ose lakra jeshile, përmbajnë sasi të larta të vitaminës K. Kjo vitaminë ndërvepron me Warfarinën duke penguar efektin e pritshëm të ilaçit.

Ushqimet ose pijet acide: nëse po përdor barna për të ulur shqetësimet gastrointestinale, produktet acide mund të mos jenë zgjedhja e duhur. Pije si kafja apo ushqime pikante, me sheqer apo të yndyrshme mund të të shkaktojnë çlirim me të madh të acidit në stomak duke përkeqësuar shqetësimet e traktit tretës.

Leave a comment

X