Ushqimi i duhur rrit produktivitetin tuaj mbi 20%

Ushqimi i duhur rrit produktivitetin tuaj mbi 20%
24 Mar 2023

Në trupin tonë, gjithçka është e lidhur: gjaku rrjedh duke transportuar lëndë ushqyese dhe duke siguruar energji, ajo që hamë përcakton se çfarë hyn në qarkullimin e gjakut, duke ndikuar në funksionimin e duhur të organeve të ndryshme, përfshirë trurin. Edukimi është një proces kompleks. Shumica e ushqimeve ndahen në glukozë e cila, e transportuar nga gjaku, na lejon të kryejmë veprimet tona të përditshme duke e mbajtur trurin tonë vigjilent dhe të fokusuar.

KARBOHIDRATET

Kryesisht kanë për detyrë furnizimin me energji. Pasi asimilohen ato ndahen mes të tjerash në glukozë dhe përdoren drejtpërdrejt si ushqim nga qelizat tona, duke prodhuar shumë pak mbetje toksike.

KU I GJIJMË KARBOHIDRATET

-Karbohidratet komplekse (polisakaridet) janë të pranishme në drithërat, bishtajoret, arrat dhe farat vajore dhe në shumicën e perimeve;

-Karbohidratet e thjeshta (sheqerna të thjeshta, mono dhe disakaride), janë të pranishme në fruta, mjaltë dhe ushqime të tjera të ëmbla natyrale;

-Karbohidratet e rafinuara nuk ekzistojnë në natyrë, por janë një transformim i industrisë ushqimore si: sheqeri i bardhë, shurupi i misrit, fruktoza, mielli i bardhë, orizi i bardhë dhe produkte të tjera të drithërave të rafinuara.

-Nga këto, drithërat janë burimi më i mirë i energjisë, dhe kjo është pjesërisht për shkak të faktit se procesi i gjatë i zbërthimit të zinxhirëve komplekse të niseshtës në glukozë i jep trupit aftësinë për të kundërbalancuar vazhdimisht reaksionet e tij metabolike. Drithërat integrale përmbajnë gjithashtu shumë substanca të tjera duke përfshirë proteina, yndyrna, minerale dhe vitamina që ndihmojnë në metabolizimin e vetë niseshtës.

Sheqeri i rafinuar dhe/ose drithërat bëjnë që niveli i glukozës në gjak të rritet me shpejtësi (ushqimi me indeks të lartë glicemik), për rrjedhojë trupi lëshon menjëherë një dozë insuline për të lejuar glukozën të depërtojë në qeliza duke ulur kështu nivelin e glukozës në gjak.

Sekretimi i insulinës shoqërohet me çlirimin e një molekule tjetër të quajtur IGF, e cila ka vetinë të stimulojë rritjen e qelizave. Paralelisht, insulina dhe IGF kanë të përbashkët efektin e nxitjes së faktorëve inflamatorë:

Nivelet më të larta të glukozës janë shoqëruar me memorie më të keqe, si dhe një hipokampus më të vogël dhe strukturë të dëmtuar të tij. Studiuesit zbuluan gjithashtu se ndryshimet strukturore pjesërisht përbëjnë lidhjen statistikore midis glukozës dhe kujtesës. Sipas nje studimi, gjetjet ofrojnë prova të mëtejshme se sheqeri mund të kontribuojë drejtpërdrejt në atrofinë e hipokampusit.” Gjetjet sugjerojnë se edhe nëse nuk jeni diabetik ose rezistent ndaj insulinës, konsumi i sheqerit mund të ketë pasojat në performancën intelektuale.

 

Yndyrnat janë gjithashtu të rëndësishme.

Nuk duhen nënvlerësuar yndyrnat esenciale (p.sh. Omega 3), të cilat, me kusht që të konsumohen në sasinë e duhur, luajnë një rol të rëndësishëm dhe pozitiv në rregullimin e gjendjes shpirtërore, ndërsa yndyrat e ngopura nga ushqimet e përpunuara ose proteinat e tjera shtazore me cilësi të dobët, kanë një efekt negativ në funksionet njohëse dhe kujtesën; të përcaktojë një rënie të funksioneve mendore (veçanërisht te të moshuarit); të marra që në vitet e para të jetës, ato përcaktojnë ndryshime të kujtesës dhe përqendrimit në moshën madhore.

Është shumë e rëndësishme të konsumoni perime dhe fruta të stinës. Ato janë të pasura me substanca antioksiduese që luajnë një rol të rëndësishëm mbrojtës në funksionet njohëse.

Konsultohuni me mjekun nutricionist per te kuptuar formen me te mire te marrjes se karbohidrateve dhe yndyrnave.

OBSH gjithashtu thotë

OBSH ka deklaruar se “ushqyerja adekuate mund të rrisë nivelet e produktivitetit mesatarisht me 20%.

Disa masa paraprake që duhen ndjekur:

-Kufizoni ushqimet e përpunuara dhe të paketuara;

-Hani shumë perime dhe fruta (gjithashtu si snacks);

-Preferoni drithërat dhe jo miellin e rafinuar;

-Hani mëngjes çdo mëngjes (kujdesuni per nje indeks të ulët glicemik për performancë më të mirë intelektuale);

-Pini ujë. Hidratimi është i rëndësishëm;

-Kufizoni konsumin tuaj të alkoolit.

 

Ndryshimi është i mundur, na takon ne ta përqafojmë atë.

Leave a comment

X