Alergjitë stinore

Alergjitë stinore
15 Jul 2023

Alergjitë stinore

Reaksionet alergjike mund tëprekin ҫdo system organesh dhe në patogjenezën e tyre ndërhyn një mekanizëm imunologjik.

Alergjitë sezonale shkaktohen prej poleneve. Polenet- struk. mashkullore të riprodhimit të bimëve që përhapen në atmosferë në periudhën e pjalmëzimit.

Ndahen në:

  • Entemofile- përhapen me anë të insekteve. Ky polen është ngjitës, I rëndë dhe I pakët. Në lule me ngjyrë të ndezur dhe aromë të fortë.
  • Anemofile- përhapen me anë të erës. Janë të vogla, jongjitës dhe të shumta. Alergjia dhe sëmundshmëria respiratore janë të lidhura ngushtë me këtë grup.

Në bazë të prejardhjes polenet ndahen në: gramore (barëra), drurët, shkurret.

Në bazë tëkohës së pjalmimit ndahen në: 1) sezonin e madh polenik: gramoret, maj-korrik. 2) Sezonin e hershëm: pemët, shkurt-prill. 3) Sezonin e vonshëm: shkurret, gusht-tetor.

Gramoret- zë në vendin e parë për frekuenën dhe simptomatologjinë. Sezoni I tyre pranverë-verë në vendin  tonë fillon në fund prilli deri në fillim qershori. Gjithashtu ka luhatje midis zonave malore dhe atyre fushore (2-3 javë).

Drurët- polenet e pemëve përhapen me ajër, është I dallueshëm dhe rrallë bën reaksione të kryqëzuara, pra sensibilizimi ka specificitet të lartë. Periudha e pjalmëzimit e shkurtër, prandaj nuk janë shumë alergjenizuese,  por kanë sipmtomatologji  të shprehur. Entemofilet si molla, dardha, pjeshka nuk shkaktojnë alergji. (Qiparisi  në janar)

Pisha prodhon shumë polen dhe sjellin alergji të sipërme respiratore që ndonjëherë keqinterpretohen si grip.

Shkurret- gusht-tetor. Karafilogjeni (parietariaofficinalis) ka periudhë pjalmimi maj-tetor dhe gjendet në zona shkëmbore. Eshtë alergjizues, pas rrufës con në astmë bronkiale  të  gjatë dhe të vështirë në trajtim. Pas gramoreve, ullirit dhe parietares shkurret janë alergjenizuesit  e tjerë më të përhapur. Në Tiranë popullata është më e ekspozuar në shkurt-qershor dhe polenet më të bollshme në periudhën prill-qershor. Piku I polenit të ullirit në maj, urticaceas në prill-nëntor.

Simptomat:

  • Rrjedhja e hundës dhe fryrja e hundës (kongjestioni)
  • Sytë e përlotur, kruarje, të kuqe (konjuktivit alergjik)
  • Teshtitje
  • kollën
  • Kruhet hunda, çatia e gojës ose fyti
  • Mukoza që rrjedh në pjesën e pasme të fytit tuaj (pikim pas hundës)
  • Lëkurë e fryrë, e mavijosur nën sy (shkëlqim alergjik)
  • Lodhje (lodhje) ekstreme, shpesh për shkak të gjumit të dobët

 

Parandalimi dhe trajtimi:

  • Zvogëloni ekspozimin tuaj ndaj shkaktarëve të alergjive
  • Merrni hapa shtesë kur numri i polenit është i lartë
  • Mbani ajrin e brendshëm të pastër
  • Shpëlani sinuset tuaja
  • Medikamente: antihistaminike orale, spray kortizonik nazal, spray antikongjestionant, antikongjestionant oral
  • Imunoterapi (vaksina)

Leave a comment

X