Benefitet e avokados

Benefitet e avokados
6 Jul 2023

Si mundet të na shpëtojë jetën konsumimi i avocados: fruti që ul kolesterolin dhe redukton rrezikun e sëmundjeve kardiake.

  • Shkencëtarët thonë se zëvendësimi I yndyrnave të ngurta me avocado përmirëson shëndetin.
  • Konsumimi I avocados redukton ndjeshëm nivelet e kolesterolit.
  • Ulja e nivelit të kolesterolit dhe largimi I yndyrnave të ngurta ndihmon në humbje të peshës trupore.
  • Duke qënë se kolesteroli është një risk madhor për sëmundjet kardiovaskulare mendohet se nëpërmjet vetive të saj avocado redukto riskun e këtyre sëmundjeve, thonë shkencëtarët.

Avokadot janë një zgjedhje shumë e mirë për tu përfshirë në sallatë apo në smoothie. Por deri tani ky frut është “paragjykuar” për shkak të përmbajtjes së lartë në yndyrna, në ndryshim nga frutat e tjerë të cilët spikasin për një profil të lartë në karbohidrate. Yndyrnat janë fajësuar për një kohë të gjatë si armiku kryesor I dietave tona ushqimore, por me studimet e vazhdueshme që janë duke u zhvilluar edhe avokadoja po merr “meritat e veta”.

Një studim I ri I realizuar tregon se përfshirja e avocados ne dietë mund të ndihmojë rënien në peshë.

Për më tepër ,fruti redukton rrezikun e sëmundjeve kardiake të një individi, sipas shkencëtarëve të Hass Avocado Board në Kaliforni.

Ky studim tregon benefitet që ofron avokadoja e freskët kur konsumohet në planin e shëndetshëm të ushqyerjes së përditshme.

 

Të dhënat e mbledhura përputhen me rekomandimet e fundit të 2015-2020 Dietary Guidelines for Americans.

Guidelines-t  thonë se zëvendësimet apo “zhvendosjet “ e vogla midis ushqimeve mund të bejnë diferencë, duke përfshirë këtu zëvendësimin apo zhvendosjen nga yndyrnat e ngurta tek yndyrnat që gjenden në avokadon e freskët.

Ky studim I ri I publikur në Journal of Clinical Lipidology, konfirmon se ky zëvendësim I yndyrnave të ngurta me avokadon mund të ndryshojë në mënyrë domethënëse profilin e yndyrnave në organizëm.
Kështu konsumimi I 1-1,5 avokadoje në ditë redukton në mënyrë domethënëse nivelin total te kolesterolit.

Po ashtu ajo redukton gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe trigliceridet kur zëvendëson burimet e tjera të yndyrnave.

Avokadoja e freskët , si pjesë e një diete të balancuar, dhe si një zëvendësuese pa kolesterol e yndyrnave të ngurta, mund të ndihmojë të jetë pjesë e zgjidhjes për të ruajtur nivele nornale të kolesterolit.

 

Përtej yndyrnave të mira, avokadot janë një mënyrë e ‘shijshme’ e shtimit të fibrave,dhe frutave ne dietë. Megjithatë ,sasia optimal e avocados dhe frekuenca e konsumit të sajë kanë nevojë për më tepër studime thonë shkencëtarët. Po kështu shumë studime të tjera janë duke u realizuar, për të gjetuar lidhjen midis konsumit të avocados dhe faktorëve të riskut për sëmundjet kardiake,diabetit, ndihmën në menaxhimin e peshës trupore dhe të jetuarit shëndetshëm.

Leave a comment

X