Çfarë do të diskutohet në webinar-in e datës 7 korrik?

Çfarë do të diskutohet në webinar-in e datës 7 korrik?
6 Jul 2023

Me datën 7 korrik në orën 10:00 Qendra Annuk organizon webinarin me temën “Menaxhimi i regjimit ushqimor: Domosdoshmëri apo trend”! 

Në këtë webinar, do të flitet për mënyrën e të ushqyerit dhe ndikimin e saj në jetën tonë. Siç e dimë, Mënyra se si ne ushqehemi jo vetëm që ndikon në shëndetin dhe mirëqenien tonë individuale, por gjithashtu ka implikime më të gjera për mjedisin, shoqërinë dhe kulturën. Miratimi i një qasjeje të ekuilibruar, ushqyese dhe të qëndrueshme ndaj të ngrënit mund të çojë në përmirësime të rezultateve shëndetësore dhe të kontribuojë në një botë më të qëndrueshme dhe të ndërlidhur. 

Në këtë webinar do të diskutohet nga profesionistë të fushës për pika kyçe në lidhje me ndikimin e zakoneve tona të të ngrënit.  

Kush do të flasë në këtë webinar: Në webinar-in me temë “Menaxhimi i regjimit ushqimor: Domosdoshmëri apo trend” janë katër folës profesionistë, PHD. Dr. Albana Daka, Msc Doreada Mio, Dr. Valbona Isufaj dhe Dr.Elvis Popaj.  

Daka, Mio, Isufaj dhe Popaj njihen për profesionalizmin e tyre dhe këshillat e vlefshme të cilat iu shërbejnë të gjitha kategorive – sidomos atyre që kanë interes në fushën e nutricionit dhe jetesës së shëndetshme.  

Kush mund të marrë pjesë në këtë webinar: Kushdo! Mjafton të keni dëshirën të furnizoni veten me informacione shumë të vyera dhe profesionale dhe të doni të filloni të ndryshoni mënyrën e jetesës dhe t`i përkushtoheni ushqyerjes së mirë dhe të shëndetshme.  

Si mund të regjistrohem? Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të bëni pagesën prej vetëm 1000 lekësh në llogarinë tonë. Mund ta bëni përmes bankës ose përmes aplikacionit në MobileOn. Të dhënat e llogarisë i keni në të gjitha postimet, por për lehtësi do i përshijmë dhe këtu më poshtë:  

Mbajtës Llogarie: Qendra ANNUK
Banka: OTP ALBANIA
Numri i Llogarisë: 00002262217
IBAN: AL0421311-130000000002262217 

Menjëherë pasi të bëni pagesën, na dërgoni një email në annukalb@gmail.com ose na shkruani mesazh në rrjetet tona sociale me vërtetimin e pagesës dhe ne do t`ju dërgojmë linkun për t`u bërë pjesë.  

A do të pajisem me një Certifikatë për këtë webinar? Po, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të pajisen me një Certifikatë pjesëmarrëse!  

Regjistrohuni dhe për çdo pyetje mund të na shkruani!  

Leave a comment

X