Në një trup të shëndetshëm, ekziston një ekuilibër mes radikaleve të lira dhe mbrojtjes antioksidante. Por kur ky ekuilibër prishet, ndodh ajo që quajmë stres oksidativ – një gjendje që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe shëndetin afatgjatë.
🧪 Çfarë është stresi oksidativ?
Stresi oksidativ ndodh kur në trupin tonë ka rritje të radikaleve të lira dhe njëkohësisht ulje të fuqisë mbrojtëse antioksidante. Kjo gjendje është si një “oksidim i brendshëm”, që dëmton qelizat dhe përshpejton procesin e plakjes.
⚠️ Cilët janë rreziqet e stresit oksidativ?
Studimet kanë treguar se stresi oksidativ është një faktor i rëndësishëm risku për shumë sëmundje kronike dhe degjenerative, si:
- Hipertension (tension i lartë i gjakut)
- Diabet dhe probleme me insulinën
- Sëmundje të traktit tretës
- Sëmundje të veshkave
- Plakje në nivel qelizor, lodhje kronike, rënie të sistemit imunitar
🔬 Si matet stresi oksidativ?
Në FitHealth, ne ofrojmë Testin e Stresit Oksidativ, i cili realizohet përmes një analize të thjeshtë gjaku. Ky test:
✔️ Mat sasinë e radikaleve të lira në organizëm
✔️ Vlerëson nivelin e antioksidantëve mbrojtës
✔️ Jep një panoramë të qartë për gjendjen oksidative të trupit tuaj
✔️ Ndihmon në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të lidhura me stresin oksidativ
🥗 A mund të ulet stresi oksidativ?
Po! Përmes:
- Ushqimit të shëndetshëm dhe të pasur me antioksidantë
- Aktivitetit fizik të rregullt
- Mënjanimit të faktorëve të dëmshëm si tymi, alkooli dhe stresi psikologjik
- Suplementëve mbështetës, kur rekomandohen nga mjeku
📍 Bëj testin e stresit oksidativ tek FitHealth
Nëse ndihesh i lodhur, i paenergji, ose ke histori familjare me sëmundje kronike, testi i stresit oksidativ mund të jetë hapi i parë drejt një parandalimi efektiv.
👉 Rezervo analizën në FitHealth dhe zbuloni gjendjen e vërtetë të trupit tuaj!
📞 Kontakto me ne sot ose vizito: www.fithealth.al
Leave a comment