Si mund t’ju ndihmojnë probiotikët të humbni peshë?

Si mund t’ju ndihmojnë probiotikët të humbni peshë?
14 Aug 2024

Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që sjellin perfitime te shumta ne shendetin tone, mund te ndihmojne ne humbjen e peshes si dhe jane te dobishem per shendetin e zemres, sistemin imunitar dhe sistemin tretes. Ato gjenden si në suplemente ashtu edhe në ushqime të fermentuara.

Si ndikojnë probiotikët në peshën e trupit??

Probiotikët ndikojnë në oreksin dhe përdorimin e energjisë nëpërmjet prodhimit të acetatit, propionatit dhe butiratit, të cilat janë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër. Disa probiotikë mund të pengojnë përthithjen e yndyrës qe marrim nepermjet dietes dhe rrisin sasinë e yndyrës së ekskretuar me fece. Bakteret nga familja Lactobacillus funksionojnë në këtë mënyrë.

Probiotikët gjithashtu mund të luftojnë mbipeshën në mënyra të tjera, duke përfshirë:

  1. Clirimin e hormoneve që rregullojnë oreksin: Probiotikët mund të ndihmojnë në çlirimin e hormoneve të reduktimit të oreksit (GLP-1) dhe (PYY). Rritja e niveleve të këtyre hormoneve mund t’ju ndihmojë të digjni kalori dhe yndyrë.
  2. Rritja e niveleve të proteinave që rregullojnë yndyrën: Probiotikët mund të rrisin nivelet e proteinës së ngjashme me angiopoetinën 4 (ANGPTL4). Kjo mund të çojë në ulje të depozitimit të yndyrës.
  3. Provat e forta e lidhin obezitetin me inflamacionin në të gjithë trupin. Duke përmirësuar shëndetin e mukozës së zorrëve, probiotikët mund të zvogëlojnë inflamacionin sistemik dhe të mbrojnë kundër obezitetit dhe sëmundjeve të tjera.

Disa probiotikë mund të parandalojnë shtimin në peshë

Humbja e peshës nuk është mënyra e vetme për të luftuar obezitetin. Parandalimi i shtimit të padëshiruar të peshës eshte shume i vlefshëm në shmangien e obezitetit.

Në një studim 4-javor, marrja e një formulimi probiotik zvogëloi shtimin në peshë dhe shtimin e yndyrës tek njerëzit që ndiqnin një dietë që perfshinte  1000 kalori me shume se sa norma ditore.

Leave a comment

X