Disa këshilla për ushqyerjen në episodet me diarre

Disa këshilla për ushqyerjen në episodet me diarre
22 Aug 2023

Dieta për të luftuar diarrenë përbëhet nga një sërë rekomandimesh mbi ushqimet që duhen zgjedhur dhe ato që duhen shmangur, në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e çrregullimit dhe t’i kthejë trupit atë që ka humbur për shkak të tij.

Vini re, para së gjithash, se diarreja mund të tregojë gjendje potencialisht serioze (sëmundje kronike inflamatore të zorrëve, polipe të zorrëve, kancer të zorrës së trashë, ulçera peptike, infeksione bakteriale dhe parazitare…), prandaj një konsultë mjekësore është gjithmonë e përshtatshme.

Ushqimet që duhen shmangur

Ushqime me yndyrë të lartë

Dieta kundër diarresë rekomandon shmangien e ushqimeve me yndyrë të lartë, duke përfshirë te gjitha ushqimet e skuqura.

Përmbajtja e lartë e lipideve mund të përkeqësojë kontraktimet e një trakti intestinal tashmë të sensibilizuar nga çrregullimi.

Ushqimet me permbajtje laktoze

Kategoria e dytë e ushqimeve që duhen shmangur, pavarësisht nëse vuani apo jo nga intoleranca ndaj laktozës, është ajo e produkteve të qumështit.

Diarreja, në fakt, redukton permbajtjen  enzimatike të zorrëve, duke përfshirë laktazën e nevojshme për të tretur sheqerin tipik të qumështit.

Aktiviteti i reduktuar i kësaj enzime pengon tretjen dhe thithjen e laktozës që përmbahet në ushqime; për rrjedhojë ka një tërheqje uji për shkak të efektit osmotik dhe një sërë simptomash si meteorizëm, fryrje, të përziera dhe diarre.

Prandaj, nuk rekomandohet konsumimi i qumështit, akulloreve dhe djathrave të freskët ose të fermentuar (madje edhe të fortë të stazhionuar, të cilët mes te tjerash, janë shumë të pasur me yndyrë).

Ëmbëlsues artificialë

Disa ëmbëlsues që përdoren për të zëvendësuar sheqerin kanë një efekt të theksuar laksativ, i cili mund të përkeqësojë simptomat e kësaj sëmundjeje të bezdisshme; ky është rasti, për shembull, i polioleve (sorbitol, manitol, ksilitol dhe të tjerë).

 

Për këtë arsye, çamçakëzët, ëmbëlsirat, pijet dhe ëmbëlsuesit në tableta duhet të përjashtohen nga dieta e diarresë.

Ushqimet që shkaktojnë meteorizëm

E njëjta gjë vlen edhe për fasulet, brokolin, lakrën, lulelakrën, qepët, bizelet dhe të gjitha ushqimet e tjera që rrisin gazrat e zorrëve, si smoothies dhe pijet e gazuara.

Ushqime irrituese

Për shkak të efektit të tyre irritues në mukozën e sistemit të tretjes, në prani të diarresë është një rregull i mirë që të përjashtoni kafenë, çokollatën, specin djegës dhe alkoolin nga dieta.

Rëndësia e higjienës së ushqimit

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet konsumimit të ushqimeve potencialisht të rrezikshme, të tilla si ato që nuk pastrohen, përgatiten dhe ruhen siç duhet.

Peshku ose vezët jo shumë të freskëta, për shembull, përfaqësojnë një mjet të zakonshëm të helmimit nga ushqimi, veçanërisht i rrezikshëm në një organizëm tashmë të dobësuar nga çrregullimi.

Për këtë arsye, në prani të diarresë, është edhe më e rëndësishme të respektohen disa rregulla të thjeshta dhe themelore të higjienës, si larja e plotë e ushqimit, gatimi i plote i vezëve, mishit dhe derivateve dhe pastrimi I duhur i sipërfaqes në të cilën përgatitet ushqimi.

Duart duhet të lahen me kujdes si para përgatitjes së ushqimit ashtu edhe pas trajtimit të mishit të papërpunuar; këto të fundit duhet të ndahen nga ato të gatuara për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar.

Nëse këto rregulla nuk po japin rezultat takoni gastroenterologun dhe menaxhoni regjimin tuaj ushqimor me doktoreshën nutricioniste

Leave a comment

X