Non-celiac gluten intolerance ose intoleranca ndaj glutenit është një reaksion që lidhet me shfaqjen e simptomave gastrointestinale dhe jo vetëm, që shfaqjen pas konsumit të produkteve që përmbajnë gluten pasi është përjashtuar Celiakia dhe alergjia ndaj grurit.
Shumë pacientë rapotojnë simptoma gastrointestinale dhe jo-gastrointestinale.
Simptomat gastrointestinale më të shpeshta: dhimbje barku, fryrje, gazra, çrregullime të tranzitit (diarre ose kapsllëk), ndjesi të vjelli apo reflux.
Simptomat extraintestinale: dhimbje koke, lodhje trupi, dhimbje kyçesh, probleme me lëkurën.
Në prezantimin “klasik” të ndjeshmërisë ndaj glutenit simptomat janë të ngjashme me ato të sindromit të zorrës së irrituar dhe është pak e vështirë diferencimi midis ndjeshmërisë ndaj glutenit dhe alergjisë ndaj grurit, por ekziston një interval kohor i ndryshëm midis njërës dhe tjetrës.
Alergjia ndaj grurit ka një fillim të shpejtë (menjëherë ose minuta pas konsumit të produkteve të grurit) dhe mund të rezultojë në shok anafilaktik.
Sëmundja celiake është një sëmundje serioze autoimune që ndodh në njerëz gjenetikisht të predispozuar në të cilët konsumi i glutenit çon në dëmtime në zorrën e hollë.
Ekzistojnë dy hapa për të zbuluar nëse individi ka sëmundje celiake: testimi dhe diagnostikimi.
Konsulta me një mjek me përvojë me sëmundjen celiake është thelbësore për të siguruar diagnozën e duhur.
Një analizë gjaku mund të bëhet për të kërkuar sëmundjen celiake. Njerëzit me sëmundje celiake që konsumojnë gluten kanë nivele të larta të antitrupave të caktuar në gjakun e tyre. Këto antitrupa prodhohen nga sistemi imunitar sepse ky I fundit e sheh glutenin (një proteinë që gjendet tek gruri, thekra dhe elbi) si një kërcënim.
Për shumicën e fëmijëve dhe të rriturve, mënyra më e mirë për t’u testuar për sëmundjen celiake janë antitrupat kundër transglutaminazës indore IgA dhe IgG.
Për fëmijët e vegjël (rreth moshës 2 vjeç ose më poshtë), duhet të përfshihen edhe antitrupa gliadine Deamidated Gliadin IgA dhe IgG.
Testi i intolerancës ushqimore
Breath test Sorbitol
Trajtimi
Ndjekja e një regjimi ushqimor gluten-free ose pa gluten.
Leave a comment