Nje bark I fryre, te jep ndjesine e nje stomaku te renduar. Shume njerez e pershkruajne kete ndjesi te dhimbshme. Megjithese ka shume arsye qe shkaktojne fryrje te barkut, shumica e tyre jane te pademshme. Por cilat jane 14 arsyet me te shpeshta qe shkaktojne kete discomfort pas ushqyerjes?
1. Pijet me gaz
Pirja e pijeve me gaz rrit sasine e gazeve ne traktin tuaj gastrointestinal, gje qe con ne fryrje barku, gazra dhe malabsorbim. Reduktimi ose eleminimi I pijeve me gaz mund te ndihmoje ne minimizimin e fryrjes se barkut ne perditshmeri.
2. Semundja celiake
Semundja celiake eshte nje crregullim imun dhe digjestiv. Kur ushqimet qe permbajne gluten konsumohen, probleme afatgjata digjestive mund te ndodhin, gje qe shkakton nje numer teper te madh simptomash te parehatshme si: dhimbje abdominale, nauze, te vjella, fryrje, gazra, humbje ne peshe, konstipacion, diarre dhe keputje.
3. Alergjite ushqimore
Kur ju absorbonu nje ushqim ndaj te cilit ju jeni alergjik, sistemi juaj imun do te aktivizohet dhe do te shkaktoje nje sere simptomash si: prurit I gojes, disfagi, dispne, fryrje, diarre, dhimbje abdominale, nauze, te vjella. Ushqimet me te zakonshme qe shkaktojne alergji jane: kikiriket, peshku, vezet, qumeshti, gruri dhe butaket.
4. Guret e temthit
Simptoma me e zakonshme e gureve ne temth eshte kolika biliare, e cila shkakton dhimbje abdominale dhe nauze. Simptoma te tjera jane: gromesira, fryrje barku, gazra.
5. Gastropareza
Gastropareza prek muskujt dhe nervat pergjegjes per kontrollin e muskujve te stomakut tuaj. Kur kjo ndodh, stomaku juaj nuk e tret mire ushqimin duke shkaktuar simptoma si: dhimbje abdominale, fryrje, te vjella dhe nauze.
6. Hernia hiatale
Hernia hiatale ndodh kur stomaku shtyhet drejt kraharorit perms diafragmes. Simptomat nga hernia hiatale shkaktohen nga refluksi I acidit klorhidrik ne ezofag, duke shkaktuar ndjesi djegieje ne gjoks, dhimbje gjoksi, te vjella, gromesima, nauze, hipersekrecion te salives.
7. Infeksion I H.Pylori
Simptomat me te zakonshme nga ky bakter jane: fryrje, dhimbje abdominale, te vjella, nauze. Nese infeksioni perkeqesohet, mund te perjetoni ndjesi djegieje ne stomak, ere te keqe te gojes, perkeqesim te dhimbjeve abdominale, hematemeze, anemi, fece te errata.
8. Dispepsi
Simptomat mund te variojne nga dite per dite per disa jave me radhe, ne asnje simptoma per disa te tjera. Dyspepsia te shkakton ndjesin e ngopjes edhe pse ke konsumuar vetem nje sasi te vogel ushqimi.
9. Semundjet inflamatore te zorres
Semundja Crohn dhe koliti ulcerative ndryshojne ndryshojne ne sjellje dhe ne lidhje me cilen zone te traktit gastrointestinal prekin. Ama qe te dyja shkaktojne fryrje te barkut.
10. Sindroma e zorres se irrituar
Ndonjehere I referohemi dhe si koloni spastik. Eshte nje gjendje kronike qe shkakton, krampe abdominale, dhimbje abdominale, konstipacion, diarre, gazra, mukus ne fece, fryrje.
11. Intoleranca ndaj laktozes
Intoleranca ndaj laktozes ndodh kur ti e ke te pamundur ta absorbosh fruktozen e qumeshtit per shkak te deficences se laktazes. Simptomat perfshijne: fryrje pas konsumit, dhimbje abdominale, diarre, gazra, nauze, distension abdominal, malabsorbim.
12. Semundje te melcise
Melcia eshte e ndjeshme ndaj disa faktoreve, ku mund te permendim hepatitin, medikamentet, semundjen e melcise steatotike jo-alkoolike, mononukleozen dhe mbingarkesen me hekur. Simptomat perfshijne: pafuqi, nauze, marrje mendsh, te vjella, humbje ne peshe, ikter, fryrje.
13. Sindroma e premenstruacioneve (PMS)
Kjo sindrome prek 90% te femrave ne nje periudhe te jetes se tyre. PMS ndodh nje deri ne dy jave para periodave. Simptomat jane te lidhura me sindromen premenstruale duke perfshire fryrje, dhimbje abdominale, dhimbje koke, crregullime te humorit, diarre, konstipacion, dhimbje fundshpine, intolerance ndaj drites dhe zhurmave, probleme me gjumin dhe shume e shume simptoma te tjera.
14. Mbirritja bakteriale ne zorren e holle (SIBO)
SIBO ndodh kur bakteret dhe mikroorganizmat ne traktin gastrointestinal mbipopullohen ose kur ne TGI rriten baktere jo normale. SIBO shkakton simptoma si nauze, diarre, humbje ne peshe, humbje oreksi, malnutricion dhe fryrje.
Cfare mund te perdorni ne kushte shtepie per te qetesuar fryrjen e barkut?
• Caj kamomili
• Xhinxher
• Caj menteje
• tumerik
Si mund t’ju ndihmojme ne?
Ekipi yne mjekesor e di sesi tretja ndikon ne cdo zone te trupit tone. Nqs po perjeton nje fryrje abdominale, eshte koha qe te mesosh se pse po ndodh kjo fryrje pasi ti ushqehesh. Ne do punojme me ju per te gjetur problemin ne gjeneze dhe do ju mundesojme teknika te provuara qe permiresojne tretjen, reduktojne fryrjen abdominale dhe ju clirojne nga dhimbja abdominale.
Leave a comment